Pacolli mohon se janë tërhequr njohjet për Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka mohuar se janë tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës. Në një konferencë për media lidhur me procedimin në Prokurori i rreth 10 mijë faqe dokumentesh për krime të luftës, kryediplomati kosovar është pyetur edhe për fenomenin e tërhejes së njohjeve të Kosovës. Derisa mohoi se […]
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka mohuar se janë tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës.
Në një konferencë për media lidhur me procedimin në Prokurori i rreth 10 mijë faqe dokumentesh për krime të luftës, kryediplomati kosovar është pyetur edhe për fenomenin e tërhejes së njohjeve të Kosovës.
Derisa mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë, Pacolli tha se Ministria që ai udhëheqë nuk ka dështuar në procesin për lobimin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur.
Vetëm gjatë këtij viti, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka deklaruar se 17 vende e kanë tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Njëri ndër ta, është shteti i Ganës , i cili ka konfirmuar çnjohjen e Kosovës, duke e quajtur ‘të nxituar’ njohjen e saj. /Periskopi/












