Paçarizi pas seancës konstituive: Janë hapur dy rrugë, qeverisje e pakicës ose zgjedhje të reja

Analisti Rrahman Pacarizi ka komentuar zhvillimet e sotme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku befasisht u zgjodh kryeparlamentar deputeti i VV-së Glauk Konjufca. Në një intervistë në Info Magazine, Paçarizi shpalosi dy opsione që sipas tij e presin vendin në vijim. “Janë hapur rrugë të ndryshme. Njëra prej tyre është qeveria e pakicës, […]

Në një intervistë në Info Magazine, Paçarizi shpalosi dy opsione që sipas tij e presin vendin në vijim.

“Janë hapur rrugë të ndryshme. Njëra prej tyre është qeveria e pakicës, të cilën besoj që do ta votonte LDK-ja edhe të tjerët sepse kanë interes që ta fusin Kurtin në valle – ta provojnë në pozitën e kryeministrit – por duke ia vështirësuar punën vazhdimisht. Opsioni tjetër natyrisht që janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Sa i përket zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, Paçarizi tha se Vetëvendosje e ka nominuar Glauk Konjufcën me shpresën se nuk do t’i merrte votat e nevojshme, e që seanca konstituive të vazhdonte në pafundësi. Pas këtij zhvillimi, sipas tij, i është dhënë fund koalicionit.

Paçarizi gjithashtu theksoi se tani do të aktivizohet edhe faktori ndërkombëtar.

“Tani do të dalë në skenë edhe faktori ndërkombëtar, miqtë tanë që na këshillojnë kur ne e humbim toruan”.

“Në rast se ndërhyn faktori ndërkombëtar do të kërkohet një qeveri e re gjithëpërfshirëse. Ata po bëjnë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja, sepse nuk ka interes që të shkohet në zgjedhje të reja. Ne fakt nuk e di se çfarë do të prodhonin edhe një palë zgjedhje në një kohë kaq të shkurtër”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?