Nuk ju zë gjumi për shkak të stresit? Provoni këto truqe krejtësisht natyrale

Nuk ju zë gjumi për shkak të stresit? Provoni këto truqe krejtësisht natyrale

Gjumi është thelbësor për organizmin tonë pasi gjatë orëve të gjumit sepse trupi rigjenerohet, rikarikohet dhe përpunon në nivel konjitiv përvojat dhe informacionet e marra gjatë ditës. Por nuk mjafton vetëm gjumi për të pushuar, është cilësia e gjumit ajo që ka rënci. Lidhja mes pagjumësisë dhe stresit Mes shkaqeve më të zakonshme të pagjumsisë […]

Gjumi është thelbësor për organizmin tonë pasi gjatë orëve të gjumit sepse trupi rigjenerohet, rikarikohet dhe përpunon në nivel konjitiv përvojat dhe informacionet e marra gjatë ditës. Por nuk mjafton vetëm gjumi për të pushuar, është cilësia e gjumit ajo që ka rënci.

Lidhja mes pagjumësisë dhe stresit

Mes shkaqeve më të zakonshme të pagjumsisë bën pjesë edhe stresi, tashmë një ‘shok’ besnik i ditëve tona, gjithmonë e më frenetic dhe plot impenjime e përgjegjësi. Rezultati? Paradoksalisht në mbrëmje ndihemi të lodhur fizikisht dhe mendërisht, por gjumi nuk na zërë.

Kur stresi bëhet shkaktar për mungesën e gjumit do të thotë që kapaciteti ynë për të menaxhuar situatat është reduktuar.

Metodat për të mposhtur pagjumësinë e krijuar nga stresi

Teknikat e relaksimit

Praktikoni Yoga, meditim ose teknikat e frymëmarrjes Zen. Janë të gjitha mënyrë për t’u relaksuar, rigjetur ekuilibrin, larguar mendimet stresuese dhe shqetësimet. Do të jeni më të predispozuar ndaj gjumit dhe pushimit si dhe do të njeni një forcë të brendshme e cila nuk do të lejojë që problemet e përditshme të monopolizojnë kohën dhe vëmendjen tuaj.

Pajisjet ‘high tech’

Nëse keni zakonin të shkoni në shtrat duke mbajtur në komodinë një smartphone, tablet ose eReader apo çdo pajisje tjetër ‘high-tech’, duhet të dini që drita e valëve me gjatësi të shkurtër e njohur ndryshe edhe si drita blu, e emetuar nga ekranet dhe dispozitivët elektronikë ndalon prodhimin e melatoninës ose siç quhet ndryshe hormoni i gjumit, duke prishur ritmin circadian.

Ideale do të ishte që pajisjet elektronike t’i linit në një dhomë tjetër. Gjithashtu njoftimet nga rrjetet sociale, emailet dhe bisedat në chat mund t’ju zgjojnë.

Ushqyerja

Nëse pagjumësia juaj është e lidhur me stresin, ushqyerja ka një rol të rëndësishëm në këtë luftë. Ka disa ushqime të cilat ju predispozojnë ndaj një gjumi të mirë dhe të tjera që duhen evituar.

Hani sa më shumë peshk sepse acidet yndyrore omega 3 sipas studimeve, sigurojnë një gjumë rigjenerues, fruta të thata si arrat dhe bajamet, por edhe banane të cilat janë të pasura me kalium e magnez. Duhen evituar ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, sidomos në orët e mbrëmjes të cilat ngadalësojnë tretjen, kafeina dhe pijet alkoolike.

Çajrat qetësues

Çajrat bimorë si kamomili mund të jenë një ndihmë e vlefshme natyrale për të ‘rigjetur’ gjumin e humbur.  Gjithashtu një bimë tjetër që favorizon gjumin relaksues është Valeriana. Rrënjët e saj kanë veti qetësuese, relaksuese dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Melatonina

Melatonina është një hormon i prodhuar nga organzimi jonë e cila rregullon ritmin circadian ose më saktë alternimin gjumë-zgjim. Nëse ajo nuk sintetizohet për motive të ndryshme, njëri prej të cilëve është edhe stresi, shqetësimet ose një stil jetese i çregulluar—shfaqen probleme me gjumin të cilat kanë efekte negative për mirëqenien tonë.

Në këtë rast suplementet e melatoninës mund të jenë një ndihmë e çmuar meqenëse funksionojnë shumë mirë në fazën e pagjumësië, duke minimizuar kohën e nevojshme që ju duhet për të fjetur dhe duke ngadalësuar funksionet e organizmit  duke e predispozuar të pushojë.

Ekspozimi në diell

Mbyllni sytë, uluni në një vend të qetë, ktheni fytyrën drejt diellit për çerek ore. Qëllimi nuk është nxiheni por të rifitoni ciklin natyral të gjumit në trupin tuaj, i njohur ndryshe edhe si ritmi circadian. Koha më e mirë për të praktikuar ‘diellin’ është në mëngjesin e vonë dhe pasdite vonë në pranverë dhe verë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar