Nuk besojnë më te koalicioni me VV-në: Edhe entuziastët e mëdhenj të LDK-së heqin dorë nga arritja e Qeverisë Kurti

Nuk besojnë më te koalicioni me VV-në: Edhe entuziastët e mëdhenj të LDK-së heqin dorë nga arritja e Qeverisë Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, patën paralajmëruar se do të jenë të mjaftueshme 72 orë për të arritur një marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Do […]

“Do të takohemi për ta kryer, brenda 72 orëve apo më pak se 100 orëve, marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, pati thënë Kurti më 22 nëntor.

Ka kaluar një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, dhe Kosova vazhdon të mbetet në ngërç politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas bisedimeve të shumta nuk po mund të gjejnë zgjidhjen që ua mundëson arritjen e marrëveshjes për koalicion, shkruan Periskopi.

Fillimisht ishte kërkesa e LDK-së për postin e Presidentit çështje kjo e papranueshme për LVV-në dhe si rrjedhojë u ndaluan bisedimet për një javë për të vazhduar më pas por pa rezultat.

Propozimi i Glauk Konjufcës nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pa njoftuar paraprakisht LDK-në ka bërë që marrëdhëniet mes këtyre dy partive të ftohen dhe gjasat për arritje të koalicionit të konsiderohen minimale.

Burime të Periskopit brenda LDK-së bëjnë me dije se pas seancës së 26 dhjetorit raportet mes këtyre dy partive janë ftohur shumë dhe gjasat për të arritur koalicion janë tejet minimale.

Se ka humbur shpresa për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në e thotë edhe një zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti.

Madje ai thotë se pas seancës së 26 dhjetorit edhe entuziastët më të mëdhenj të LDK-së për koalicionin me LVV-në, Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku nuk po shprehin më vullnetin për arritjen e marrëveshjes.

’ Kërkush s’e ka pritë që e zgjedhin Konjufcën, ata (VV) i mbyllën të gjitha dyert’’, thotë një zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti.

“Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku  si akterë kryesor që kanë këmbëngulur më së shumti që ky koalicion të arrihet janë ftohur pas veprimit të fundit nga VV”, shtoi ky burim.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në një intervistë për ‘’Pressing’’ kishte thënë se para fillimit të konstituimit të Kuvendit ka tentuar të flasë me deputetët e LVV-së, meqenëse nuk dinin asgjë në lidhje me propozimin për kryetarin e Kuvendit por që nuk kanë pranuar asnjëri prej tyre të flasë.

Tutje, ajo tha se vetëm me Kurtin ka folur shkurtë dhe ka marrë një ”Jo” nga ai.

‘’Që pardje ka filluar njëfarë lloj shpallje e dështimit të negociatave. LDK mbajti qëndrim që mund të diskutojmë për çështjen e formulës së presidentit. Nëse asnjë nga këto nuk ecë përpara atëherë jemi gati të mos bllokohen institucionet. Kur shkuam në Kuvend tentuam të marrim vesh se çka do të ndërmerr LVV për kryetarin e Kuvendit, tentuam t’i pyesim deputetët, asnjëri nuk foli. Sugjerimi im për zotëri Kurti ishte që propozimi i kryetarit të Kuvendit të shtyhet për një javë. Ishim optimist që të arrihej marrëveshja, Kurti tha jo”, ka deklaruar Osmani.

Por, burimet e Periskopit brenda LDK-së thonë se në mbledhjen e krysisë së kësaj partie, Osmanit i është thënë që të mos kërkojë asgjë nga LVV, por se ajo kishte vepruar kundër vullnetit të kryesisë.

“Atë ditë, Osmani në mbledhjen e kryesisë propozoi që me shty seancën për një javë. Ne i kemi thënë mos e shtyjë se dalim të dobët. Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë qenë pro shtyrjes së seancës’’, tha zyrtari i LDK-së.

Ai ka shtuar se është Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk ka treguar se është për partneritet të mirëfilltë me LDK-në, pasiqë sipas tij, partia e Kurtit nuk po i mban premtimet e dhëna gjatë negociatave me mes të të dy partive.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Albin Kurti tha se bisedimet për arritje të marrëveshjes për koalicion me LDK-në do të vazhdojnë në janar. Ndërsa, theksoi se datën e formimit të Qeverisë nuk e përcakton presidenti por LDK-ja.

Në anën tjetër, Isa Mustafa i ka reaguar Kurtit me anë të një postimi në Facebook duke i thënë se LDK nuk cakton data.

“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë”, ka shkruar ai.

Tutje Mustafa ka thënë se partia fitues është e obliguar t’i formojë institucionet dhe se LDK-ja  nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?