Nobelisti Handke shmang fjalët për gjenocidin në fjalim

Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2019, shkrimtari kontrovers Peter Handke, dha një leksion inaugurimi të shtunën mbrëma para Akademisë Suedeze. 77 vjeçari, që është i mirënjohur për bashkë-shkrimin e filmit Krahët e Dëshirës, akuzohet se ka mbështetur regjimin gjenocidal serb të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq dhe ka mohuar përmasën e terrorit serb […]
77 vjeçari, që është i mirënjohur për bashkë-shkrimin e filmit Krahët e Dëshirës, akuzohet se ka mbështetur regjimin gjenocidal serb të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq dhe ka mohuar përmasën e terrorit serb në luftërat e viteve 90 në ish Jugosllavi.
Që nga njoftimi për dhënien e çmimit në muajin tetor, shkrimtarët ndërkombëtarë dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për akademikët që të ndërrojnë mendjen. Dy anëtarë të komitetit të Nobelit kanë dhënë dorëheqje, ndërsa të tjerë, përfshirë ish sekretarin permanent, Peter Englundin, kanë refuzuar që të marrin pjesë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Çmimi është sulmuar veçanërisht në Kosovë, e cila vuajti shumë nga regjimi serb në luftën e viteve 1998-99.
Të shtunën, qeveria kosovare kishte njoftuar se do të bojkotonte ceroniminë formale të së martës, ndërsa sot të njëjtën gjë e bëri edhe ambasada e Shqipërisë në Suedi.
Handke dha një fjalim sot, por pa iu referuar në mënyrë direkte gjërave që e bënë të ishte në shënjestër të kritikave.
Ai përmendi se në karrierën e tij të gjatë kreative nuk ishte frymëzuar vetëm nga librat, por edhe nga pikturat dhe filmat. Po ashtu përmendi muzikën e Johnny Cash, Leonard Cohen dhe Bob Marley. /Periskopi












