Njohësi i Kushtetutës thotë se Kurtit i duhen 61 nënshkrime për t’u mandatuar nga Presidenti, po ku do t’i marrë ato?

Lëvizja Vetëvendosje përveç emrit për mandatar, duhet t’ia çojë presidentit edhe 61 nënshkrime të deputetëve, shkruan Periskopi. Kështu ka deklaruar njohësi i Kushtetutës njëherësh profesori universitar Mazllum Baraliu. Baraliu ka qartësuar se partia fituese e zgjedhjeve është e obliguar që të bëjë konsultime me Presidentin nëse i ka apo jo numrat për t’a formuar qeverinë, […]
Kështu ka deklaruar njohësi i Kushtetutës njëherësh profesori universitar Mazllum Baraliu.
Baraliu ka qartësuar se partia fituese e zgjedhjeve është e obliguar që të bëjë konsultime me Presidentin nëse i ka apo jo numrat për t’a formuar qeverinë, shkruan Periskopi.
”Kushtetuta thotë që presidenti bën konsultimet e duhura për të qartësuar që partia fituese i ka apo jo numrat për ta bërë qeverinë”, ka thënë ai në KTV.
Kjo duket të jetë edhe arsyeja pse kandidati për kryeministër Albin Kurti, nuk shkoi në takim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës se djeshme i dërgoi dy ftesa të njëpasnjëshme LVV-së për caktimin e mandatarit.
Por, ku do t’i sigurojë Albin Kurti 61 nënshkrime, duke marrë për bazë faktin se raportet me LDK-në janë në pikën më të ulët, që nga propozimi i LVV-së në mënyrë të njëanshme Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.
Duke iu referuar Nenit 84.1, thirrja e djeshme e Thaçit ishte vetëm konsultë, por, s’do ta mandatonte kryeministër Kurtin. Pas konsultës, bëhet mandatimi i mandatarit, ndërsa pas kësaj nis procedura 15 ditëshe e afatit ligjor.
Duket qartë që Albin Kurti është duke u munduar të përfitojë në kohë që këtë herë të mos bëjë gabime në hapa siç bëri me kryetarin e Kuvendit, e ndoshta edhe t’a lusë partinë e Isa Mustafës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. /Periskopi/












