Një vit me ministrinë e Drejtësisë

Një vit me ministrinë e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2019 është përballur me sfida të mëdha, por edhe me suksese siç ishin vazhdimi i implementimit të planit “Drejtësia2020”, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kthimi i qytetarëve të Kosovës nga Siria dhe të tjera. Lajmi.net ka tentuar të mbledhë disa nga ngjarjet të cilat kanë karakterizuar Ministrinë e […]

Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2019 është përballur me sfida të mëdha, por edhe me suksese siç ishin vazhdimi i implementimit të planit “Drejtësia2020”, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kthimi i qytetarëve të Kosovës nga Siria dhe të tjera.

Lajmi.net ka tentuar të mbledhë disa nga ngjarjet të cilat kanë karakterizuar Ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Abelard Tahiri gjatë një viti.

23/01/2019: Takohen Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020”, i përbërë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, si dhe me pjesëmarrjen e Ambasadores së EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, shefit të sektorit politik, ekonomik dhe për integrime evropiane në Zyrën e BE-së, Riccardo Serri, zëvendëses së Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë Alison Storsve, kanë përcaktuar prioritetet e tremujorit të parë të vitit ku parashihej edhe se “Drejtësia 2020” do t’i japë fund tranzicionit në sistemin e drejtësisë.

01/02/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk pajtohet dhe refuzon propozimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që Komisioni për Administratën Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte bërë përmes Projektligjit për Pagat.

21/02/2019: Ministria e Drejtësisë, e mbështetur nga Projekti i BE-së, mban një punëtori në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit, faza e II-të ku edhe vazhdon implementimi i këtij procesi.

21/02/2019: Ministri Abelard Tahiri në takim me drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, z. Lisa Magno propozon për themelimin e një Gjykate Komerciale.

06/02/2019: Funksionalizohet Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL).

14/03/2019: Nënshkruhet memorandum midis Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe Policisë së Kosovës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje në kuadër të projektit të MD-së për luftën kundër kësaj dukurie të nisur në fillimin e mandatit të Ministrit Tahiri.

14/03/2019 – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Kosovë (2018), shpreh edhe njëherë përkushtimin për t’i adrestuar të gjeturat dhe për të ushtruar pozitën e tij në qëllim të avokimit të efikasitetit, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

11/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe homologu i tij italian, Alfonso Bonafede, nënshkruajnë në Romë Marrëveshjen për Transferin e Personave të Dënuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

17/04/2019: Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020”, raporton ministrin Tahiri se masat e parapara për 3 mujorin e parë janë implementuar me efikasitet të plotë.

20/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në konferencë për media njofton mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për operacionin e realizuar në orët e para të mëngjesit të asaj dite përmes të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kthyer 110 qytetarë të Kosovës të cilët kanë qenë në vatrat e luftës në Siri. Ai thotë se për fëmijët ky është një shans i dytë për jetë, e të dyshuarit do të dalin përpara drejtësisë.

27/04/2019:  Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Ditën për Personat e Zhdukur, thotë se Vuçiq po mbron dhe fsheh kriminelët e luftës dhe kërkon edhe njëherë nga shteti i Serbisë që të hap arkivat e veta dhe të tregoj për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

30/04/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga Koordinatori Nacional Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Fatos Makolli, njofton ambasadorët e BE-së për luftën e Kosovës kundër terrozimit dhe mbështetet për suksesin e arritur në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria.

17/05/2019: Ministri Abelard Tahiri në takim me shefin Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Miroslav Šeparović siguron ndihmën e Kroacisë ndaj Kosovës në mbylljen e kapitujve 23 dhe 24 si proces i integrimit në BE.

24/05/2019: Ministria e Drejtësisë kërcënohet nga persona të panjohur. Ministri Tahiri kërkon në mënyrë eksplicite që përgjegjësit sa më shpejt të sillen para drejtësisë.

30/05/2019: Raporti i vendit i Komisionit Evropian në politikat e sundimit të ligjit vlerëson pozitivisht fuqizimin e sektorit të Drejtësisë në Kosovë.

13/06/2019: Nënshkruhet protokolli për Marrëveshjen e Ekstradimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

09/07/2019:  Gjykata Komerciale fillon themelimin në shtator: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri takohet përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë realizimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale të sistemit të drejtësisë, themelimin e Gjykatës Komerciale.

12/07/2019: Bëhet i ditur vendimi për nisjen e procesit të rekrutimit të noterëve.

31/07/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i drejtohet me letër Ministres së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar lirimin e Tomorr Morinës dhe kërkon nga Serbia të ndalë politikën e përndjekjes.

05/08/2019: I garanton udhëheqësit e Luginës së Preshevës për mbështetje dhe sundim të ligjit atje.

09/08/2019: Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi takohet me udhëheqësin e Projektit për Reforma Ligjore dhe Administrative GIZ, Karl Weber, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për financimin e një avokati me kohë të caktuar i cili do të merret kryesisht me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë, përkatësisht në fushën e ambientit, me theks të posaçëm atë të Inspektoratit Mjedisor.

13/08/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në takim me u.d. Shefin e EULEX-it,  Bernd Thran konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfiskimin e pasurive të fituara me aktivitete kriminale.

23/08/2019: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, bënë të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

30/08/2019: Ministri Tahiri kërkon nga BE presion për Serbinë për të pagjeturit.

04/09/2019: Ministri Tahiri del në mbështetje të Paktit Kundër Korrupsionit të inicuar nga Kadri Veseli dhe kërkon nga partitë politike dhe politikanët ta mbështesin.

06/09/2019: Ministri Tahiri apelon të mos përfshihen në listat zgjedhore persona me aktakuza.

14/10/2019: Ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri deklaron se emërimi i noterëve të rinj do të marrë epilog legjitim në harmoni të plotë me ligjin dhe në partneritet të plotë me Oden e Noterëve të Republikës së Kosovës.

08/11/2019: Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa 7 dhjetor Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në “Konferencën e Nëntë Vjetore e Gjyqësorit të Kosovës”, me ç’rast ka thënë se sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj.  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?