Një person goditet nga kamioni në Gllarevë, vdes në vend

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. “Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në […]
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.












