Një ditë para seancës konstituive, LVV mbledh Grupin Parlamentar

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë takim në ora 11:00 në selinë e partisë një ditë para konstituimit të Kuvendit. Ende nuk dihet nëse mbledhja e Grupit Parlamentar do t’i paraprijë ndonjë takimi të sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dje kryetari i LDK-së Isa Mustafa I pyetur për takimin e […]
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë takim në ora 11:00 në selinë e partisë një ditë para konstituimit të Kuvendit.
Ende nuk dihet nëse mbledhja e Grupit Parlamentar do t’i paraprijë ndonjë takimi të sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Dje kryetari i LDK-së Isa Mustafa I pyetur për takimin e radhës me Kurtin, ia ka hedhur ‘topin’ këtij të fundit.
“Nëse Kurti na thërret, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.
Vetëvendosje dhe LDK pas shumë takimeve të dy liderëve të partive ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshme.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka arritur të fitojë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës që pritet të konstituohet nesër ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 28 ulëse












