NISMA distancohet nga komenti skandaloz i anëtarit të saj për Albin Kurtin

Nisma Socialdemokrate është distancuar nga komenti që anëtari i saj, Haxhi Hoti, e ka bërë ndaj të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet. Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, në një prononcim […]
Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti i ka dy opsione, ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet.
Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, në një prononcim për Periskopin ka thënë se partia distancohet nga deklarata e Hotit ku kërkonte vrasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht distancohemi nga kjo deklaratë e pamatur e z Hoti. Nga çfarëdo deklarate e tillë dhe nga kushdo qoftë Nisma Socialdemokrate distancohet dhe është kundër ndonjë mendimi e veprimi të tille. Larg rrugëve joligjore. Ani pse unë mendoj se z.Hoti nuk ka menduar seriozisht në këtë që e ka thënë, ka mundur të jete një lëshim nga ai dhe një e thënë e pamenduar mirë!”, përfundon Balaj-Halimaj./PERISKOPI/Z.Rugova/












