Nis takimi Kurti-Mustafa

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nisur takimi mes kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe liderit të VV’së Albin Kurtit. Dy liderët kanë arritur para pak minutash në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të mbahet takimi i radhës si përpjekje për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. “Derisa […]
Dy liderët kanë arritur para pak minutash në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të mbahet takimi i radhës si përpjekje për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.
“Derisa bisedojmë, shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, tha Isa Mustafa para gazetarëve.
Ndërsa Kurti para këtij takimi ka paralajmëruar se sot me shumë gjasë do të arrihet një marrëveshje.
Sot ndërkohë presidenti Thaçi ka caktuar 24 dhjetorin si datë për të konstituuar Kuvendin.














