Ngrohja globale prish Vitin e Ri për rusët: Komuna e Moskës hedh borë artificiale në qytet (Video)

Autoritetet e Moskës kanë hedhur borë artificiale në qendër të qytetit për festimet e Vitit të Ri, pasi në kryeqytetin rus nuk po bie borë me dhjetorin më të nxehtë që nga viti 1886, vetëm pesë vjet pas vdekjes së shkrimtarit të madh rus Fjodor Dostojevskit [1881]. Hedhja e borës me kamion po shkakton ngazëllim […]
Hedhja e borës me kamion po shkakton ngazëllim të rrallë edhe në mediat sociale.
Në një postim në Twitter një qytetar shkruan se “mund të blesh gjithçka me buxhetin e Moskës – edhe dimrin”.
На Тверскую улицу завезли снег и перекрыли её для автомобилей.
Улицы Тверская, Моховая, Охотный ряд и Театральный проезд будут пешеходными до 22:00 6 января.
С московским бюджетом можно все купить. Даже зиму pic.twitter.com/lGxEBizRzT
— Дикая Москва (@WildWildMoscow) December 28, 2019
Kreu i agjencisë shtetërore të Rusisë, Roman Vilfand, tha se viti 2019 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Rusi.
Dimrat e butë në Rusi janë parë gjerësisht si një evidencë shtesë për ngrohjen globale, përcjell Periskopi nga BBC.
Bora artificiale është hedhur mbi njërën prej pjesëve kryesore të Moskës, në Tverskaya.
Hedhje të borës ishin bërë edhe në Sheshin e Kuq, dhe në pjesë të tjera të qendrës së qytetit. /Periskopi












