Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme. Mbahet protestë e inspektorëve të Komunës së Prishtinës. (Para objektit të ish-Gjykatës së Qarkut Prishtinë, ora 8.00) Ministri i Shëndetësisë në detyrë Uran Ismaili merr pjesë në përurimin e  “Strocke Center”, qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë […]

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Mbahet protestë e inspektorëve të Komunës së Prishtinës. (Para objektit të ish-Gjykatës së Qarkut Prishtinë, ora 8.00)

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Uran Ismaili merr pjesë në përurimin e  “Strocke Center”, qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë nuk ka ekzistuar në QKUK. (Klinika e Neurologjisë, QKUK, ora 9:00)

Demokraci Plus organizon tryezën për të diskutuar efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në agjendën për integrime. )Salla e konferencave Orion, rruga “Rexhep Luci”, ora 10.00-12.00)

Instituti Pedagogjik i Kosovës mban konferencë për media ku do të promovojë hulumtimet e saj. (MASHT, kati i katërt, ora 10.00-12.00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10:00-12.30)

Mbahet takimi i 175-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.  (Objekti I Prokurorisë së Shtetit, kati III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, rruga “Enver Zymberi”, p.n., Prishtinë, ora 10.00)

Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.(Ora 11.00)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën e përmbyllëse të fundvitit. (BQK, ora 11.00)

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Kolegjin Universum mbajnë konferencë për projektin e-VIVA. (Kampusi i Kolegjit Universum në udhëkryqin e Lipjanit, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 11:00)

Me rastin e festave të fundvitit bëhet  shpërndarja e dhuratave për fëmijët në OJQ-në PEMA. (Qendra “PEMA”, Gjilan, ora 11:00)

Mbahet manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së. (Restorant ‘Golden Imperial’, Veternik, ora 12:00)

Akademia Profesionale INFINIT organizon shpërndarjen e dhuratave për fëmijë në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë. (Ora 14:00)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?