Ngjarjet e vitit 2019 që do të mbahen mend

Ngjarjet e vitit 2019 që do të mbahen mend

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori. Gazeta greke newsbomb.gr ka sjellë në rikujtesë ngjarjet më të rëndësishme, ku mes tyre është edhe tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri. 10 janar: Kriza presidenciale në Venezuelë- Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli […]

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat do të mbahen mend dhe do të shkruhen në histori.

Gazeta greke newsbomb.gr ka sjellë në rikujtesë ngjarjet më të rëndësishme, ku mes tyre është edhe tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri.

10 janar: Kriza presidenciale në Venezuelë- Kriza presidenciale e Venezuelës shpërtheu kur Asambleja Kombëtare e vendit rishpalli president Nicolas Maduro. Kjo u kundërshtua  nga Juan Guidao, i cili u vetëshpall President. Ai u mbështet nga shumë vende të botës, mes tyre edhe SHBA dhe BE. Kriza në Venezuelë solli disa viktima.

14 Prill: Vrasësi Serial në Qipro – Vrasësi serial që tronditi Qipron u dënua me 7 burgime të përjetshme pasi u shpall fajtor për vrasjen e 5 grave dhe 2 vajzave të vogla. Viktimat ishin kryesisht të punësuara si pastruese në shtëpitë në ishull dhe u zhdukën midis shtatorit 2016 dhe gushtit 2018. Dy vrasjet e fundit u zbuluan në 14 prill. Marie Rose dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjendën brenda një busi miniere.

15 Prill: Zjarri shkatërrues në Notre Dame në Paris- Tronditje dhe trishtim në të gjithë botën solli zjarri i madh që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.  Nga zjarri u dogj në mënyrë të pakontrollueshme për 8.5 orë, pjesa më e madhe e katedrales.

 

21 gusht 2019: Amazona në flakë- Mushkëria e planetit, pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga flakët, duke u djegur me një rritëm tepër të lartë. Presidenti brazilian Zaich Bolsonaru tha në atë periudhë se qeveria e tij nuk kishte burime për të luftuar zjarret në pyjet e shiut në Amazon, pasi imazhet satelitore treguan numrat rekord të zjarreve të vitit 2019. Sipas agjencive qeveritare në vitin 2019 u regjistruan 72.843 zjarre, numri më i lartë që nga viti 2013 kur filluan të mbaheshin regjistrimet.

 

9 tetor 2019: Pushtimi turk në Siri- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi përmes Twitter se një operacion i ri ushtarak turk ishte nisur në veri-lindje të Sirisë kundër milicive kurde siriane.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (rebelët sirianë të mbështetur nga Ankaraja) kanë nisur Operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë,” shkroi presidenti turk.

Komuniteti Ndërkombëtar dënoi pushtimin turk.

31 tetor 2019: Shteti Islamik konfirmon vdekjen e Bagdadiut – Shteti Islamik konfirmoi se udhëheqësi i Abu Bakr al-Bagdadi u vra pas një sulmi amerikan. Organizata xhihadiste vendosi Ebu Ibrahim al-Hashimi al-Kurasi si pasardhësin e saj.

 

US Islamic State

26 nëntor 2019: Tërmeti në Shqipëri- Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka qenë një nga goditjet më të fortë që ka pësuar Ballkani Perëndimor për dekada të tërë. 51 persona humbën jetën dhe mijëra shtëpi u shkatërruan.

“Ne humbëm shumë jetë njerëzish, por gjithashtu shpëtuam shumë,” deklaroi Kryeministri shqiptar Edi Rama gazetarëve gjatë një vizite në spitalin e Tiranës.

Zyrtarët ushtarakë, policorë dhe mbrojtës civilë për disa ditë zhvilluan operacinet e kërkim-shpëtimit në zonat afër epiqendrës së tërmetit në Durrës dhe Thumanë. Sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni theksoi se tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit ishte më i forti i regjistruar në zonën e Durrësit që nga viti 1926.

 

12 Dhjetor: Zgjedhjet Britanike- Kryeministri Boris Johnson është konsideruar  si njeriu më i fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas triumfit të tij në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, një triumf që i lejon atij të mbajë premtimin për të realizuar largimin e Britanisë nga BE në 31 janar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?