Nëntë deputetë nuk betohen, vazhdojnë punën si ministra

Nëntë deputetë nuk betohen, vazhdojnë punën si ministra

Sipas Kushtetutës së Kosovës në momentin kur betohen deputetët, nuk mund të ushtrojnë funksione të tjera ekzekutive. Në Ministrinë e Drejtësisë puna po vazhdon si çdo ditë tjetër. Abelard Tahiri po kryen edhe këtë të premte detyrën e tij prej ministri në largim. Ministri i PDK-së, vazhdon ta mbaj këtë pozitë edhe pse është zgjedhur […]

Në Ministrinë e Drejtësisë puna po vazhdon si çdo ditë tjetër.

Abelard Tahiri po kryen edhe këtë të premte detyrën e tij prej ministri në largim.

Ministri i PDK-së, vazhdon ta mbaj këtë pozitë edhe pse është zgjedhur deputet.

Tahiri, nuk u paraqit për t’u betuar si deputet.

Në seancën për konstituimin e kuvendit, karriget e zbrazëta mbetën shkaku i Endrit Shalës, Abelard Tahirit, Pal Lekajt, Uran Ismailit e Kujtim Gashit.

Prezent ishte vetëm ministri në detyrë Bedri Hamza.

Në seancë nuk u pa as Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Enver Hoxhaj.

Televizioni T7 ka tentuar gjatë së hënës të marrë një qëndrim nga të gjithë ministrat në largim. Por me gjasë të njëjtit nuk deshën të paraqiteshin as para kamerës.

Megjithatë ministri i insfratrukturës në largim, Pal Lekaj u pa aktiv në Facebook, madje duke kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin se po fshihet.

Edhe ministrat e tjerë s’iu përgjigjen thirrjeve të televizionit.

Por  me gjasë mungesa e tyre në seancë është e arsyeshme. Ata po ruajnë pozitën e tyre prej ministri.

E në rast se ministrat në largim betohen si deputetë të kësaj legjislature, kompetencat e tyre ekzekutive do të përfundojnë.

Ndërkohë në seancën e së premtes janë betuar 111 deputetë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?