Nënkryetarja e një partie serbe: Daçiqi me paratë e tregtarëve të armëve bleu tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Nënkryetarja e partisë së Lirisë dhe e Drejtësisë Marinka Tepiq, akuzoi ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë të armëve për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, shkruan beta. “ A ka abuzuar Daçiq detyrën e tij zyrtare duke marrë para për njohjen e Kosovës nga biznesmenë me reputacion […]
Nënkryetarja e partisë së Lirisë dhe e Drejtësisë Marinka Tepiq, akuzoi ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë të armëve për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, shkruan beta.
“ A ka abuzuar Daçiq detyrën e tij zyrtare duke marrë para për njohjen e Kosovës nga biznesmenë me reputacion dhe tregtarë të armëve, dhe a ka marrë Daçiq më shumë se një milionë euro para të gatshme?”, ka pyetur ajo.
Ajo deklaroi se i gjithë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës u shoqërua me mbledhjen e parave nga biznesmenë dhe tregtarë të armëve dhe se është e nevojshme që policia dhe prokuroria të ekzaminojnë pasuritë e Nikolla Nedeljkoviç (shef i kabinetit të Ivica Daçiqit) dhe personave të afërt të tij, përcjell Periskopi.












