Nëna kosovare rrëfen se si e vërejti që djali i saj po përdorte drogë

Nëna kosovare rrëfen se si e vërejti që djali i saj po përdorte drogë

Për rreth katër vjet e kishte parë çdo ditë djalin e saj teksa përdorte lëndë narkotike. Po ajo thotë se ndihej e pafuqishme për ta ndihmuar djalin nga frika e paragjykimeve nga jashtë familjes. Shpesh herë ishte shtirur si naive dhe e kishte lënë nën mëshirën e fatit. E adresa e parë ku kishte ‘hapur […]

E adresa e parë ku kishte ‘hapur zemrën’ ishte Qendra Këshilluese “Këshillimi”.

 

 

Tashmë 55 vjeçarja nga Ferizaji, ka treguar detaje për jetën e saj dhe djalit të saj përdorues të lëndëve narkotike.

Ajo ka thënë se djali i saj për herë të parë ka filluar përdorimin gjatë shkollës së mesme.

“Kur ka filluar ka qenë në shkollë të mesme. Bënte mungesat në shkollë, mësimin e linte pas dore duke kërkuar para vazhdimisht”, ka thënë ajo.

Ajo përshkruan edhe momentin kur për herë të parë e ka parë lëndën narkotike tek djali i saj.

“Është vërejtura edhe në fytyrë. Ishte agresiv. Periudha ka vazhduar 5-6 muaj derisa e kam zënë vet në shtëpi. Nuk është asgjë kjo, duhan i mbështjellët. Edhe unë jam shit naive deri në fund kur e teproi.  Shumë rëndë më ka ardhë, por me shpresë se do t’ja dal”, ka shtuar ajo.

Ajo ka treguar edhe për ndihmën që i kanë ofruar në këtë qendër asaj dhe djalit të saj.

“Në momentin që e kam pa në Facebook, Qendrën e Këshillimit jam drejtuar këtu. Arjeta më ka prit shumë mirë, ka qenë problem me e bind djalin me ardhë këtu, ka qenë 2-3 herë dhe ka ndryshuar 70%. Po e përsërit nganjëherë, por ka përmirësim”, ka shtuar ajo. /arbresh.info/

E frika nga paragjykimet e të tjerëve kanë bërë që më herët të mos kërkohet ndihmë për atë apo djalin e saj.

“Jo nuk kemi shkuar te psikologu as asgjë sepse tu u ndiku te rrethi që mos të merr vesh rrethi apo dikush tjetër kemi provuar me e mbajt brenda familjes. Por, që është gabim sepse shumica e dinë më përpara jashtë familjes sesa vet familjes”, ka shtuar ajo.

Teksa ka thënë se frika i përcjell ende atë, dhe nënat e tjera të përdoruesve të tjerë, 55 vjeçarja nga Ferizaj ka thënë se në këtë Qendër gjejnë besimin e plotë.

“Te Arjeta e kemi shpresën e fundit”, ka përfunduar ajo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?