Në një thes të zi, punëtori gjen veprën 60 milionëshe të piktorit famoz

Asgjë nuk u dëgjua më që prej gati 23 vitesh të zhdukjes së njërës nga veprat e austriakut Klimt “Portreti i një zonje” por tanimë është zgjidhur ky mister i artit bashkëkohor. Piktura, vlera e së cilës kalon 60 milionë euro, ishte zhdukur në mënyrë shumë të mistershme në vitin 1997 në Galerinë e Artit […]
Piktura, vlera e së cilës kalon 60 milionë euro, ishte zhdukur në mënyrë shumë të mistershme në vitin 1997 në Galerinë e Artit Modern, në Piacenza të Italisë.
Misteri u zbulua krejt rastësisht disa ditë më parë, kur një punëtor që po punonte në një nga muret e jashtme të muzeut gjeti një thes të zi me një kuti, dhe për një moment mendoi ta hidhte. Hajdutët e kishin fshehur aty, ndoshta duke menduar ta merrnin kur të harrohej kryevepra, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kujtojmë që Gustav Klimt është piktor austriak dhe pikturat e tij, përgjithësisht portrete femërore, si “Puthja”, “Përqafimi”, “Judith me kokën e Holofernit”, “Tre epokat e Grave” janë shndërruar në simbol të bukurisë femërore.
E kritiku i artit Vittorio Sgarbi ishte i kënaqur nga lajmet. “Rimarrja e Portretit është dhurata më e mirë e Krishtëlindjes,” i tha ai./Periskopi












