Në Karaçevë të Kamenicës vazhdojnë të operojnë kazinot ilegale

Ligji për kazinot nuk po vlen edhe për fshatin Karaçevë të Kamenicës. Në vendin ku fillon zona neutrale, e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it, qysh në hyrje të fshatit tash e disa muaj po operojnë shtatë kazino ilegale. Banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar se biznese të tilla do t’u sjellin telashe, […]

Shefki Keka, është banori më i vjetër i Karaçevës.

Ai për KosovaPress thotë se kjo anë asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. 87 vjeçari shpreh shqetësimin se si për shkak të këtyre bizneseve ilegale banorët janë në rrezik.

Derisa shumë banorë të fshatit Karaçevë thonë se prezenca e lokaleve të tilla është shqetësuese, ata nuk duan edhe të flasin para kamerës, nga frika se mund të kenë pasoja.

Administratori i fshatit Karaçevë, Armend Kastrati thotë se operimi i këtyre bizneseve është shqetësim i madh, e për këtë shton se kanë biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një përgjigje me shkrim  për KosovaPress, thotë se Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë pjesë pa marrë leje nga KFOR-i.

Krahas kësaj, ai thekson se çështjet të cilëve u takojnë atyre si komunë, kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës, e po ashtu kanë ngritur shqetësimin edhe me KFOR-in.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?