Në Greqi gjendet anija e fundosur nga koha e Jezu Krishtit (Foto)

Një grup arkeologësh hasën në një anije transporti nga koha e Jezu Krishtit pranë bregdetit të Kefalonisë. Anija quhej “Fiskardo” për nder të një porti të afërt peshkimi. Mbetjet u gjetën gjatë një kërkimi në det, duke përdorur imazhe sonare përreth ishullit Kefalonia, raporton Gazeta e Shkencave Arkeologjike. Rezulton se Fiskardo është një nga katër […]

Anija quhej “Fiskardo” për nder të një porti të afërt peshkimi. Mbetjet u gjetën gjatë një kërkimi në det, duke përdorur imazhe sonare përreth ishullit Kefalonia, raporton Gazeta e Shkencave Arkeologjike.

Rezulton se Fiskardo është një nga katër rrënojat më të mëdha që gjenden në Detin Mesdhe dhe datojnë që nga kjo epokë, transmeton KosovaPress.

Një ekip ekspertësh në gjeologjinë detare, arkeologjinë nënujore, oqeanografinë dhe parahistorinë ekzaminuan mbetjet për të përcaktuar periudhën në të cilën ato u përdorën, dhe zbuluan se mbetjet e anijes i takojnë periudhës ndërmjet shekullit I para Krishtit dhe shekulli I pas Krishtit.

Në anije janë gjetur ullinj, drithëra dhe amfora të cilat ishin në gjendje të mirë dhe kishte rreth 6,000 sosh në bord në momentin e fundosjes.

Anija është e gjatë 34 metra dhe e gjerë 13 metra. Ende nuk është vendosur nëse ajo të nxirret nga fundi i detit.

“Gjysma e saj është varrosur në sediment, kështu që ne kemi shpresa të mëdha që nëse fillojmë të gërmojmë, në të ardhmen do të gjejmë disa ose të gjithë trupin e drurit,” tha një nga studiuesit në ekip.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?