Ndotja e ajrit kërcënim për kosovarët, problem trafiku i mbingarkuar

Ndotja e ajrit kërcënim për kosovarët, problem trafiku i mbingarkuar

Periudha dimërore është një sezonë goxha problematike për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obliqit. Cilësia e ajrit po shkakton probleme serioze dhe po e vështirëson jetën në këto komuna, shkruan IndeksOnline. Në Kosovë ndotësit e ajrit janë të shumtë, e cilësia e ajrit dukshëm është më e keqe gjatë periudhës tetor –shkurt.      Sa i përket ndotësve kryesorë të ajrit, […]

Në Kosovë ndotësit e ajrit janë të shumtë, e cilësia e ajrit dukshëm është më e keqe gjatë periudhës tetor –shkurt. 

 

 

Sa i përket ndotësve kryesorë të ajrit, ekspertët e mjedisit, aludojnë se shkaktarët që e bëjnë ajrin të ndotur, janë termocentralet Kosova A dhe B, përdorimi i thëngjillit por edhe trafiku i mbingarkuar.

Agron Bektashi, ekspert i mjedisit, thotë për IndeksOnline, se mosmbulueshmëria me ngrohje qëndrore në kryeqytet, e shton përdorimin e lëndëve djegëse, ku si pasojë e kësaj, krijohet edhe ndotja.

“Ndotja e ajrit ne Kosove ,posaqerisht ne dekaden e fundit, eshte bere qeshtje kruciale mjedisore dhe ka filluar te kete ndikim te madh ne gjithe shoqerine kosovare. Pjesa me e rrezikuar eshte trekendshi Prishtine-Obiliq-Fushe Kosove ku gjendja paraqitet mjaft serioze dhe ka disa vite qe debatohet se kush jane ndotesit me te medhej te ajrit ne kete rajon.  Ka edhe qytete tjera qe jane te rrezikuara nga ndotja e ajrit : Mitrovica per shkak te deponive te metaleve te renda, Drenasi per shkak te Feroniklit, Elez Hani per shkak Sharrcemit etj. Ndotja e ajrit ne Kosove, e posaqerisht ne Rajonin e Prishtines, eshte produkt i shume faktoreve qe nderlidhen dhe bashke-veprojne varesisht nga aktivitetet e njeriut, ndryshimet e stineve, temperatures etj.  Mos-mbulueshmëria me ngrohje qendrore e tere qytetit te Prishtines shton përdorimin lëndëve tjera për ngrohje te shtepive individuale. Perdorimi i thengjilli, drurit, vajrave te vjetra dhe gomave gjate sezonit te dimrit, trafiku i mbingarkuar si dhe termocentralet A dhe B jane ndotesit me te medhej ne Rajonin e Prishtines. Ne pergjithesi, ndotes kryesor te ajrit ne Kosove deri me tani jane indentifikuar: energjia-industria, ngrohjet individuale-familjare, trafiku , ndertimet jashte kornizave hapsinore, deponite e mbeturinave, bizneset me teknologji joadekuate apo të dyshimtë etj”, tha Bektashi.

Tutje Bektashi, shprehet se zhvillimi të pakontrolluar urban dhe planifikimi jo adekuat hapësinor, ka ndikuar ne shkaterrimin e hapësirave të gjelbëra dhe në kualitet të ajrit.

“Per te ndermarre veprime efikase ne redukimin e ndotjes te ajrit fillimisht duhen identifikuar ndotesit ne burim, te monitorohet gjendja e kualitetit dhe te ndertohet nje sistem unik informativ dhe transparent i gjendjes se kualitetit te ajrti. Zhvillimi të pakontrolluar urban dhe planifikimi jo adekuat hapësinor jo vetëm në Prishtinë por në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës ka ndikuar ne shkaterrimin e hapësirave të gjelbëra dhe ne kualitet te ajrit. Gati të gjitha hapësirat më të mira brenda qyteteve janë të okupuara me objekte betoni qoftë ndërtesa private dhe administrative apo qendra tregtare. Publiku i gjere duhet te informohet menjehere nese do te kete rritje te ndotjes dhe cfar masa do te ndermerr Qeveria ne raste te ndotjes te madhe, cfar veprime urgjente mbrojtese qytetaret duhet te ndermarrin dhe cfar masa duhet te ndermarrin industrite dhe bizneset. Fuqizimi dhe bashkepunimi me Mediat dhe Shoqerine Civile edhe i pakontestueshem nese deshirojme qe qeshtjet mjedisore, e ne vecanti ndotjes se ajrit t’ju jepet drejtimi i duhur informues dhe transparent”, tha Bektashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?