Nagavci i bën thirrje LDK-së: Ka ende kohë për arritjen e marrëveshjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në. Përmes Facebook-ut Nagavci ka thënë se ka ende kohë deri të fillimi i seancës që të arrihet dakordimi në mes të dy partive, përcjell Persikopi. Nagavci thotë se beson se […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LVV-në.
Përmes Facebook-ut Nagavci ka thënë se ka ende kohë deri të fillimi i seancës që të arrihet dakordimi në mes të dy partive, përcjell Persikopi.
Nagavci thotë se beson se në LDK ka njerëz që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevojitet vendit.
Postimi i Nagavcit në Facebook
Dua të besoj se në LDK ka të tillë që e duan ndryshimin e menjëhershëm që i nevoitet vendit.
Dua të besoj se deklarimet elektorale s’kanë qenë farsë e fjalë koti.
Dua të besoj se ka zëra e mendje racionale që marrin vendime në të mirë të vendit.
Këta zëra duhet t’i dëgjojmë sot, tani.
Pres që diskutimet të jenë të bazuara në interesin e vendit.
E interesi i vendit është krijimi i menjëhershëm i institucioneve, hapja rrugë profesionistëve e vendosja e standardeve të reja në qeverisje, në udhëheqje, në drejtësi, gjithandej në shoqëri.
Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi luksin të dekurajojmë rininë e as nevojë të mobilizohemi dhe një herë për zgjedhje.
Energjia që do të shpenzohej për të na sjellur në të njejtën situatë, ku LV! del sërisht e para, ( edhe pse me siguri me numër më të madh të deputetëve) do duhej orjentuar në mirqeverisje që tani. Kemi shumë punë përpara.
Ka kohë akoma deri te fillimi i seancës. Pas kësaj vazhdohet me tjera afate. Ne jemi për të gjetur zgjidhje, por jo përtej çdo racionaliteti.












