Nagavci e LVV-së nuk e përmend LDK-në: Uroj që sa më parë të fillojë punën Qeveria Kurti

Arbërie Nagavci, nënkryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka folur një ditë pas seancës konstituive. Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci tha është është mirënjohëse ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe partisë që ia dhanë besimin për atë pozitë. Duke mos pwrmendur fare arritjen e ndonjw marrwveshje tw mundshme me LDK-nw, Nagavci ka […]
Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci tha është është mirënjohëse ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe partisë që ia dhanë besimin për atë pozitë.
Duke mos pwrmendur fare arritjen e ndonjw marrwveshje tw mundshme me LDK-nw, Nagavci ka ruar qw sa mw parw tw fillojw punwn ‘Qeveria Kurti’, shkruan Periskopi.
“Uroj që sa më parë të filloi punën dhe QeveriaKurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë”, ka thënë Nagavci.
Postimi i plotë
Të dashur miq,
Ju falenderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!
Mirënjohëse pafundësisht për vlerësimin dhe besimin e Kryetarit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që unë të jem në këtë pozitë!
Faleminderit dhe kolegëve deputet që na dhanë besimin duke na votuar!
E nderuar që do të jem në krah të Glauk Konjufcës dhe do të përfaqësojmë LV! në këto pozita të rëndësishme!
Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese, ligjit e rregullores , do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet.
Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.
Shëndet, mbarësi e suksese!












