Myslimanët kallin Indinë: 6 të vdekur nga protestat kundër diskriminimit brutal

Parlamenti i Indisë ka miratuar një projekt-ligj që nuk do t’i jepte nënshtetësinë indiane emigrantëve nëse ata janë myslimanë. Një gjë e tillë nxiti protesta të dhunshme nga myslimanët që e konsideruan projektligjin si “anti-mysliman”. Studentët ishin ata që kanë protestuar në qytete në të gjithë Indinë, kundër këtij projektligji përçarës që nuk u jep […]
Parlamenti i Indisë ka miratuar një projekt-ligj që nuk do t’i jepte nënshtetësinë indiane emigrantëve nëse ata janë myslimanë. Një gjë e tillë nxiti protesta të dhunshme nga myslimanët që e konsideruan projektligjin si “anti-mysliman”.
Studentët ishin ata që kanë protestuar në qytete në të gjithë Indinë, kundër këtij projektligji përçarës që nuk u jep shtetësi myslimanëve që hynë në vend në mënyrë të paligjshme, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Nga këto protesta kemi gjashtë të vdekur deri tash. Të hënën protestat u përhapën në kampuset universitare në qytete tMumbai, Hyderabad, Bangalore, Chandigargh, dhe Kalkutë, me studentë që i sulmonin policët me gurë.
Në marshin e së dielës kundër projektligjit në, policia hyri në kampus dhe arrestoi më shumë se 100 studentë, duke rrahur aktivistë në rrugë dhe duke gjuajtur me gaz lotsjellës.
“Dhuna ndaj studentëve protestues nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. Akuzat se policia rrahu brutalisht dhe ngacmoi seksualisht studentët në Universitetin Jamia Millia Islamia duhet të hetohen, ” tha në një deklaratë Amnesty India.
Kështu barrikadat dhe autobusët u vendosën dhe universiteti mbeti i mbyllur të hënën, ndërsa shkollat dhe zyrat aty pranë në Delhi u mbyllën për shkak të dëmtimit nga protestat e së dielës.
Kujtojmë se javën e kaluar Rajya Sabha (dhoma e sipërme e Parlamentit) ka deklaruar se, “Për kë jeni merakosur? A duhet t’i bëjmë muslimanët që vijnë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani qytetarë të vendit?… Vendi nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë ”
Kujtojmë se tri vendet me popullsinë më të madhe të muslimanëve në botë janë: Indonezia së bashku me Pakistanin e Indinë.
Diskriminim brutal ndaj myslimanëve në vitet e fundit ka ushtruar edhe Republika Popullore e Kinës. /Periskopi












