Mustafa: VV nuk është më e aftë sesa LDK ta luftojë korrupsionin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se s’di ta arsyetojë kërkesën e VV-së për Ministrinë e Brendshme, duke u arsyetuar se ‘iu duhet kjo Ministri për ta luftuar korrupsionin’. Ai thotë se edhe LDK e ka mandatin për ta luftuar korrupsionin. Kurti tha se nuk ‘shkon kjo punë të shkëmbehen ministritë, sikur shkëmbimi i territoreve’. […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se s’di ta arsyetojë kërkesën e VV-së për Ministrinë e Brendshme, duke u arsyetuar se ‘iu duhet kjo Ministri për ta luftuar korrupsionin’. Ai thotë se edhe LDK e ka mandatin për ta luftuar korrupsionin.
Kurti tha se nuk ‘shkon kjo punë të shkëmbehen ministritë, sikur shkëmbimi i territoreve’.
Kështu tha Isa Mustafa:
“Atje është definuar që do të zgjidhet me biseda të drejtpërdrejta me liderë të subjekteve politike. Ne nuk shohim arsye tash të hyjmë në procese të shkëmbimeve, sit ë shkëmbimit të territoreve, të themi e marr këtë ministri mere këtë ministri. Arsyetimit pse duhet të themi VV duhet ta marrë Ministrinë e Brendshme sepse pa të e ka të vështirë me luftu korrupsionin, unë nuk shoh asnjë arsye, korrupsionin duhet ta luftojmë bashkarisht, nuk mund të ndajmë ministri që dikush të shfrytëzojë Ministri për ambicie politike sepse është ligji ai që Lufton korrupsionin e jo ministrat sepse ministrat janë njerëz me pozita politike. Unë i përkujtoj ata dhe opinionin, se drejtorin e policisë në bazë të Kushtetutës e zgjedh Qeveria, kryeministri. Unë nuk e shoh arsyen që VV është me e gatshme, më e aftë me luftu korrupsionin sesa që është LDK. Sepse ne i kemi marrë 28 deputetë për me luftu krimin e korrupsionin, e ata i kanë marrë 29, pra qytetarët e kanë besu edhe LDK-në për me luftu krimin e korrupsionin”, ka thënë ai./Periskopi/












