Mustafa ‘shah-mat’ Kurtit: LDK-ja e voton qeverinë e tij dhe s’kërkon asnjë post

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës sapo doli nga mbledhja me kryesinë e partisë së tij bëri një lëvizje jashtëzakonisht të mençur duke e vendosur në defanzivë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin i cili mbrëmë përmes një video-mesazhi e kishte vendosur në një pozicion të ngushtë.  Mustafa specifikisht shprehu qëndrimin e LDK-së sa i […]

Mustafa specifikisht shprehu qëndrimin e LDK-së sa i përket ndarjes së përgjegjësive [pushtetit] duke treguar se kjo parti ishte e interesuar për një balans qeveritar mes partive që do të reflektonte edhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, përcjell Periskopi.

Por, Mustafa bëri lëvizjen e tij menjëherë në fjalinë në vijim.

“Nëse Vetëvendosja nuk i pranon këto kushte tonat, atëherë për interes të vendit, LDK-ja me 28 deputetët e saj do të votojë Albin Kurtin si kryeministër por duke hequr dorë nga të gjitha pozitat instituciale,” deklaroi z.Mustafa.

Kujtojmë se mbrëmë edhe z.Kurti kishte paraqitur ofertën e tij për këtë parti, por e cila ishte refuzuar nga LDK-ja me arsyen se e disbalanconte pushtetin mes dy partive qeveritare.

Kurti gjatë ditës së djeshme kishte vendosur gjithë presionin te LDK-ja përmes publikimit të ofertës, por tashmë gjërat kanë ndërruar radikalisht me Mustafën që bën një lëvizje mjaft të guximshme duke u zotuar për votim të qeverisë.

Mbetet të shihet nëse z.Kurti do të pranojë ofertën e LDK-së për pushtet të balancuar, apo do të pranojë që të votohet nga LDK-ja si kryeministër duke mos iu dhënë asnjë pozitë institucionale./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?