Mustafa para mbledhjes së Kryesisë: S’kemi sinjale nga Vetëvendosje për takim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se nuk ka sinjale nga Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive të Kuvendit. Mustafa para mbledhjes së Kryesisë, tha se me anëtarët e partisë po përgatiten për seancë dhe nëse ka ndonjë të re nga VV-ja për takim ose edhe marrëveshje do […]
Mustafa para mbledhjes së Kryesisë, tha se me anëtarët e partisë po përgatiten për seancë dhe nëse ka ndonjë të re nga VV-ja për takim ose edhe marrëveshje do ta bëjnë publike.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para seancës së Kuvendi të do të kemi sinjale do ta publikojmë”.
“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”.
https://vimeo.com/381489061












