Mustafa flet pas takimit me degët e LDK-së: Kërkojmë mirëbesim e mirëkuptim nga VV-ja

Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa me kryetarët e degëve. Mustafa pas takimit sqaroi se kanë diskutuar në lidhje me bisedimet e zhvilluara me VV-në për arritjen e kalicionit. ”Në po praktikojmë që të njoftojmë edhe kryetarët e degëve dhe kryesinë ndoshta edhe këshillin e përgjithshëm këto ditë lidhur me […]
Mustafa pas takimit sqaroi se kanë diskutuar në lidhje me bisedimet e zhvilluara me VV-në për arritjen e kalicionit.
”Në po praktikojmë që të njoftojmë edhe kryetarët e degëve dhe kryesinë ndoshta edhe këshillin e përgjithshëm këto ditë lidhur me ecurinë e bisedave me të cilat po i zhvillojmë me VV-në për koalicionon e mundshëm të qeverisë. Të jemi së pari transparent ndaj veprimtarëve tanë e qytetarëve, procesi i bisedimeve po vazhdon edhe më tute dhe ky proces nuk është i ngurtë. Ne deri tani jemi pajtuar për shumë gjëra kanë mbetur edhe disa çështje për t’i diskutuar edhe mëtutje. Ne vlerosjmë se është themelore ta shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok.Nëse kjo mungon atëherë kjo do të shfaqë probleme më vonë. Nuk kemi ngrirje sa i përket pozitave të caktuara. Edhe çështja e presidentit mendojmë se është çështje parimore që duhet të krijohet mes dy partnerëve dhe është çështje e mirëbesimit andaj edhe ndarja e pozitave duhet të bëhet në mënyrë të tillë që asnjë palë të mos del super e fuqishme nga ky koalicion. Kjo është kërkesa jonë e vetmja, asnjë kërkesë personale nuk ka. Zgjedhjet për president nuk i kemi tani, dhe kur të vjen koha organet e LDK-së do ta bëjnë publik edhe propozimin e tyre për emrin. Nuk është problem emri, por vetëm të kemi vullnet dhe besim ta votojmë Kurtin për kryeministër. Nuk duhet të dyshojmë, nëse dyshojmë të njëri-trjetri punët nuk shkojnë mirë”, përfundon Mustafa.












