Murati i VV-së harron Sveçlën, sulmon LDK-në: Problemi për Presidentin nuk ekziston

Hekuran Murati, ish zyrtari i Ministrisë së Financave që është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka arritur të sigurojë ulësen e deputetit për Legjislaturën e VII, ka bërë një status në Facebook në të cilin ka sulmuar partnerin potencial në Qeverinë Kurti, LDK-në. Murati është treguar shpërfillës ndaj kërkesës së LDK-së që të marrin […]
Murati është treguar shpërfillës ndaj kërkesës së LDK-së që të marrin pozitën e presidentit të vendit, pasi që Vetëvendosjes iu dha pozita e të parit të ekzekutivit.
Ai ka thënë se një problem i tillë është i paqenë dhe i imponuar – edhe pse nuk ka argumentuar një qëndrim të tillë, përcjell Periskopi.
“Qe 10 ditë është dashtë tashmë me e pasë Qeverinë e Re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve të shumta e urgjente që na presin.” – shkruan ai në Facebook-un e tij.
Ekonomisti i ka bërë thirrje LDK-së që t’i lë kushtëzimet dhe t’ia fillojnë punës.
Në fakt, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë Vetëvendosjes pozitën e kryeministrit pa ndonjë kushtëzim. Pozita e Presidentit të Kosovës vazhdimisht ka qenë pjesë e marrëveshjeve mes partnerëve qeveritarë, përveç rastit të Atifete Jahjagës, e cila ishte propozuar nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.
Më poshtë e keni të plotë dhe të paredaktuar reagimin e z.Murati:
Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.
Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.
Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.
Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!












