MPJ thotë se po pret detaje nga autoritetet franceze për dy fëmijët që u mbytën në lum

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është deklaruar për rastin e dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale […]
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në France, të cilat pritet të transmetojnë detaje më të hollësishme ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidentalisht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës”, thuhet në njoftim.
MPJ shkton se është e gatshme për asistence përmes Ambasadës në Paris.
“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe institucioni që udhëheq e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Andaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. /Periskopi/












