MPJ: Do të ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët serbë që kryen krime në Kosovë

Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Tani është koha për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës. Ata duhet të kenë frikë nga drejtësia jonë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Kështu ka deklaruar Jetlir […]
Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Tani është koha për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës. Ata duhet të kenë frikë nga drejtësia jonë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.
Kështu ka deklaruar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacollit.
“Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Ndërmarrja e përbashkët kriminale e Serbisë që kreu krime lufte në Kosovë duhet të vendosët urgjentisht para drejtësisë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Ai ka shtuar se Marko Gjuriq dhe zyrtarë të tjerë serbë përfshirë ish-Ministrin e Informacionit të Millosheviçit tani Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk duhet të flenë kurrë të qetë për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë nga shteti i tyre kriminal.
Zyberaj ka theksuar se raporti i Dick Martyt ka lejuar fshehjen e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.
“Përqendrimi në raportin e korruptuar të Dick Martyt ka lejuar mos-ndëshkimin dhe fshehjen e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë. Ne nuk duhet ta lejonim këtë dhe duhet ta kundërshtonim Martyn qysh në fillim për punën e tij të tmerrshme të ndikuar dhe mbështetur nga Serbia. Por krimet e luftës nuk bëhen kurrë të harruara”, ka përfunduar Zyberaj./Periskopi/












