Motive nga fshati: Restoranti i kosovarit në mesin e 10 më të mirëve në Nju Jork

Motive nga fshati: Restoranti i kosovarit në mesin e 10 më të mirëve në Nju Jork

Gazeta prestigjioze amerikane The New York Times ka renditur në vendin e shtatë si restorantin më të mirë në Nju Jork atë të një kosovari. Ky restorant quhet me emrin “Çka ka qëllu” “Kur futesh në “Çka ka Qëllu” duket sikur ke përfunduar në një tavernë në ndonjë fshat të Shqipërisë apo Kosovës. Në fakt, […]

“Kur futesh në “Çka ka Qëllu” duket sikur ke përfunduar në një tavernë në ndonjë fshat të Shqipërisë apo Kosovës. Në fakt, pronari dhe shefi i kuzhinës kanë të afërm në të dy anët e kufirit…”. Kështu e nis “New York Times” përshkrimin për restorantin shqiptar në Bronx, të cilin e ka renditur të shtatin në listën e 10 restoranteve më të mira në qytet për vitin 2019, përcjell A2CNN.

Edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, restoranti shqiptar ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron.

“Në fillim të kap syri koleksionin me instrumente muzikorë, më pas veglat e punës së një fermeri, veshjet popullore shqiptare të varura në mur. Më pas vjen aroma e bukës së pjekur në furrë. Si fillim duhet të kërkoni pak bukë të mbushur me speca turshi, shoqëruar me salca të ndryshme, për të vazhduar më pas me një racion mish me lëng, ose byreçka të mbushura me mish dhe të shoqëruara me kos. Sigurisht që duhet të porosisësh edhe salsiçe. Ëmbëlsirat gatuhen po aty, më e veçanta sheqerparja. Kafeja shërbehet me xhezve. Ju e njihni si kafe turke, por për sa kohë jeni brenda “Çka ka Qëllu”, mund edhe ta quani si shqiptare”, shkruan “New York Times” në përshkrimin që i bën restorantit.

Në një rrëfim për të njëjtën gazetë, pronari Ramiz Kukaj, shqiptar i Kosovës, tregon se shumë prej kostumeve apo relikteve i ka marrë nga udhëtimet që ka bërë në vendin e origjinës. “Muret dhe dyshemeja duket sikur janë transportuar të paprekura nga ndonjë shtëpi fshati në Shqipëri, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë popullore e luajtur me instrumente tradicionalë. Restoranti është i zhytur në nostalgji”, shkruan NYT.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?