Moti për sot

Një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku do të kalojë nga fundjava në veri të rajonit tonë, që do të sjellë vranësira dhe kushte për reshje shiu. Ato do të jenë më të theksuara ditën e diel. Për sot parashikohet mot i butë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe me reshje shiu. […]
Një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku do të kalojë nga fundjava në veri të rajonit tonë, që do të sjellë vranësira dhe kushte për reshje shiu.
Ato do të jenë më të theksuara ditën e diel.
Për sot parashikohet mot i butë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohë pas kohe me reshje shiu.
Javën e ardhshme cikloni mbetet në lindje të rajonit, që kohë pas kohe do të favorizojë mundësi për riga lokale shiu, derisa nga veriu do të shtrihen masa më të ftohta ajrore që zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare.
Diferencat e mëdha barike do të mundësojnë që të fryjnë erëra mesatare dhe të fuqishme, të cilat do të shpërndajnë ndotësit, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.












