Mosmarrëveshja rreth një aksidenti, shkaktar i vrasjes së qytetarit nga polici

Një vrasje e rëndë tronditi Gjilanin mëngjesin e sotëm. Një qytetarë u vra nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një aksidenti në trafik. Viktima ishte vrarë në sy të djalit të tij 20 vjeçar, i cili po e shoqëronte në momentet kur ndodhi rasti tragjik. Dyshohet se personi […]
Një vrasje e rëndë tronditi Gjilanin mëngjesin e sotëm.
Një qytetarë u vra nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një aksidenti në trafik.
Viktima ishte vrarë në sy të djalit të tij 20 vjeçar, i cili po e shoqëronte në momentet kur ndodhi rasti tragjik.
Dyshohet se personi me iniciale V.H pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt, pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator. Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta. Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit”, ka njoftuar IPK.
Prokuroria Themelore në Gjilan thënë se pas veprimeve të marra, me urdhër të prokurorit i polici i dyshuar është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshime për vepër penale “Vrasje e rënëd” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga gjykata kompetente në Gjilan.












