Mosarritja e koalicionit për shkak të presidentit, e pakuptimtë për analistët

Mosarritja e koalicionit për shkak të presidentit, e pakuptimtë për analistët

Mosarritja e një koalicioni bashkëqeverisjes për shkak të mospajtimit rreth ndarjes së pozitës së presidentit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2021 do të mbetet bosh pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual, nuk po arsyetohet nga njohësit e zhvillimeve në vend. Ata thonë se në asnjë rrethanë nuk do të ishte kjo […]

Zyrtarët e LDK-së nuk e fshehin dëshirën se duan që ta sqarojnë edhe pozitën e presidentit të ardhshëm me marrëveshjen eventuale Kurti – Mustafa. Në anën tjetër mes shumë debatesh, Hekuran Murati, nga Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa për pozitën e presidentit nuk është folur para zgjedhjeve nga LDK. Duke menduar se LDK do të dilte e para, para zgjedhjeve, thanë se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë, sepse kandidati do duhej të ishte konsensual. Pas zgjedhjeve, nga vendi i dytë, thonë se posti i presidentit “u takon”, dhe nuk bën ndryshe, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndërsa Butrint Berisha, hulumtues në Institutin e Prishtinës për Studime Politike, i tha Radio Kosovës se çështja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë e arritjes së marrëveshjes për koalicion bashkëqeverisës, duke shtuar se kjo temë është futur vonë në debat:

“Çështja e presidentit është futur në tavolinën e negociatave relativisht vonë, duke marrë parasysh se as nuk ka qenë temë e diskutimeve të mëhershme as gjatë fushatës zgjedhore, por as në fillimin e negociatave. Mendoj që diskutimet mes dy partive politike duhet të koncentrohen në aspekte programore, më saktësisht në atë se çfarë duhet të veprojë qeveria e re dhe çfarë politikash duhet ndërmarrë dhe të mos fokusohet shumë në çështjen e presidentit “, tha Berisha.

Sipas Berishës, çështja e presidentit është një proces relativisht larg prej 18 muajsh, dhe si e tillë e vështirëson arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve.

“Mbi të gjitha nuk është garanci se marrëveshja do të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, meqenëse ishim dëshmitar në vitin 2015 kur LDK dhe PDK u pajtuan për postin e presidentit brenda marrëveshjes politike, ajo marrëveshje u zbatua dhe presidenti u zgjodh ndërsa qeveria ra disa muaj më vonë. Në këtë kuadër, çështja e presidentit mund të diskutohet por nuk mendoj që duhet të jetë pengesë për arritjen e koalicionit”, tha ai.

Kurse politologu Ramush Tahiri, i tha Radio Kosovës se në bazë të kësaj, nuk ka ndonjë ndryshim nga qeverisjet e kaluara, duke parë dëshirën për sundim nga partitë fituese. Ai thotë se këtu as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të ndikojë.

“Tash, a do të intervenojnë ndërkombëtarët ose jo, ndërkombëtarët mund të intervenojnë dhe të thonë bëjeni qeverinë se s’ka nevojë të shkojë vendi në zgjedhje, mirëpo nuk bëhet me zor. Kjo nuk është martesë me zor. Nëse nuk kanë harmonizim politik edhe nuk e kanë një synim, por duan të ndahen, atëherë kjo është keq”, tha Tahiri.

E takimet e paralajmëruara për këtë javë mes krerëve të partive fituese, Albin Kurtit e Isa Mustafës, janë shtyrë për afat të pacaktuar, ndonëse ka vullnet për arritjen e marrëveshjes./rtklive/

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?