Mirena: E turpshme të mohohet masakra e Reçakut

Analisti Ilir Mirena, u shpreh kundër deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë serbë të cilët mohuan maskrën e Reçakut, shkruan Periskopi. Sipas Mirenës kryerësit e kësaj masakre do të duhej të dënoheshin dhe se shteti dhe shoqëria jonë ka dështuar në dokumentimin e krimeve të luftës. “Është një dështim i […]
Sipas Mirenës kryerësit e kësaj masakre do të duhej të dënoheshin dhe se shteti dhe shoqëria jonë ka dështuar në dokumentimin e krimeve të luftës.
“Është një dështim i yni kolektiv si shoqëri sepse nuk kemi arritur asgjë të dokumentojmë të mbledhim të dhëna, ne kemi info për viktimat prej një OJQ që selinë e ka në Beograd, pa dashtë me paragjyku”
“Fajin duhet me pa te vetja nuk kemi arrit të kemi evidenca të sakta, nuk kemi asnjë muze që prezantohet ato ku kanë ndodhë”, ka thënë Mirena në Debat Plus.
Ai ka thënë se rikthimi i kësaj teme është e turpshme dhe e dhimbshme për familjarët.
“Rikthimi i kësaj teme është një fiasko e madhe, si shoqëri, si shtet, është e turpshme e dhembshme për familjarët që kanë humbur në atë kohë”, ka thënë ai.
Tutje Mirena ka thënë se Serbia po shfrytëzon gjendjen në të cilën po kalon Kosova./Periskopi/












