Mimoza Kusari-Lila tregon se a do e pranonte postin e presidentes

Në kohën kur po flitet për një emër konsensual për postin e presidentit të vendit, Mimoza Kusari-Lila, deputete në listën e Vetëvendosjes, ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës se a e sheh veten si figurë unifikuese për këtë pozitë. “Duke qenë se kam rrugëtuar gjatë dhe duke qenë se kam qenë shpesh herë […]

“Duke qenë se kam rrugëtuar gjatë dhe duke qenë se kam qenë shpesh herë edhe dëshmitare e diskutimeve politike dhe mbajtjes peng të pozitave për shkak të egove personale, asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk jam përgatitur vetë që të paramendoj veten domosdoshmërisht në një nga pozitat udhëheqëse të shtetit”.

“E them këtë me përgjegjësi të plotë edhe për fjalën publike, por edhe për pritjet e njerëzve që i kanë për të parë performancë më tepër se sa për të dëgjuar për emra të përveçëm dhe ambiciet e tyre personale”.

“Nëse diçka ja ka shkaktuar Kosovës problemet kryesore deri tani janë ambiciet individuale të liderëve në raport me pozita të caktuara – qoftë për kryeministër, president apo edhe për poste në kuadër të partive politike”.

Por, a do ta pranonte Mimoza Kusari-Lila postin e presidentes së vendet – në rast se ajo do të propozohej si personalitet unifikues për këtë post?

“E di se askush dhe në asnjë formë nuk ka insistuar dhe nuk insiston që ta propozojë emrin tim si pjesë e marrëveshjes. Krejt çka po diskutohet tash ka të bëjë me matjet e peshës politike të dy subjekteve”.

“Është shumë e rëndësishme që ta kemi një marrëveshje për koalicion qeverisës. Çfarëdo diskutimi për postin e presidentit/es të jetë kur t’i vijë koha”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?