Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të premten ish-kampin nazist në Aushvic, për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare. Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë. Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në […]

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të premten ish-kampin nazist në Aushvic, për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare.

Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë. Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.

Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945. Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj.

65-vjeçarja premtoi gjithashtu “vendosmëri” nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjëve të lulëzonte në Gjermani.

Merkel mbajti një minut heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.

Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lule në ish- kampin e afërt Birkenau.

“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale të cilat janë të mbushura me urrejtje”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.

Përpara udhëtimit të saj, Gjermania miratoi një donacion prej 60 milionë eurosh për Fondacionin Aushvic-Birkenau.

Merkel do të shoqërohet nga kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki dhe një i mbijetuar i kampit.

Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani dhe Ronald Lauder, kreu i Kongresit Botëror të Hebrenjve, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë vizitë. Një milion hebrenjë u vranë në Aushvic-Birkenau, së bashku me 100,000 polakë jo-hebrenj, robër të luftës nga ish-Bashkimi Sovjetik, romë dhe luftëtarë tjerë anti-nazistë./rel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?