Mercenarët sudanezë turren në Libi, rritet frika për luftë shkatërrimtare

Qindra luftëtarë nga Sudani iu bashkuan Armatës Kombëtare libiane anti-qeveritare. Një valë e re mercenarësh nga Sudani po lufton në Libi, duke i rritur shqetësimet që konflikti në shtetin afrikano-verior mund të bëhet një luftë tepër e vështirë ndërkombëtare që mund ta stabilizojë gjithë rajonin. Liderët e dy grupeve të ndryshme të luftëtarëve sudanezë në […]
Një valë e re mercenarësh nga Sudani po lufton në Libi, duke i rritur shqetësimet që konflikti në shtetin afrikano-verior mund të bëhet një luftë tepër e vështirë ndërkombëtare që mund ta stabilizojë gjithë rajonin.
Liderët e dy grupeve të ndryshme të luftëtarëve sudanezë në Libi i kanë thënë Guardianit se kanë marrë qindra rekrutë të rinj në muajt e fundit, përcjell Periskopi.
Të dyja grupet po luftojnë për Armatën Kombëtare libiane të udhëhequr nga Gjenerali Khalifa Haftar kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.
“Shumë burra të rinj [po vijnë]… ne madje as nuk kemi kapacitetet për t’i akomoduar krejt ata,” tha njëri prej komandantëve në jug të Libisë.
Komandantët thanë se ishin të paktën 3 mijë mercenarë sudanezë që aktualisht po luftonin në Libi, një numër shumë më i lartë se në matjet e kaluara.
Më herët gjatë këtij muaji, OKB-ja tha se interferenca e luftëtarëve nga Sudani në Libi ishte kërcënim direkt për sigurinë e këtij vendi të shkatërruar nga lufta.
Libia ka qenë e përshkuar nga trazirat që kur kishte shpërthyer lufta civile në vitin 2011 pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi, që më vonë u vra. Në kaosin që pasoi, vendi ishte i ndarë, me një administratë të dobët të mbështetur nga OKB-ja në Tripoli që po kundërshtohej nga armata kombëtare e gjeneralit Haftar, i cili po bën përpjekje serioze për ta rrëzuar qeverinë e re.
Së fundi, edhe Turqia ka dërguar ndihma dhe ka miratuar një projektligj për të dërguar edhe trupa në Libi për ta mbështetur qeverinë e njohur nga OKB-ja. /Periskopi












