Më së shumti gazetarë të burgosur në Kinë e Turqi

Më së shumti gazetarë të burgosur në Kinë e Turqi

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë. Në këtë drejtim prin Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mërkurën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ). “Shumica e gazetarëve të burgosur janë akuzuar si “armiq të shtetit” apo për publikimin e “lajmeve të rreme”, theksoi organizata me […]

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë. Në këtë drejtim prin Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mërkurën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

“Shumica e gazetarëve të burgosur janë akuzuar si “armiq të shtetit” apo për publikimin e “lajmeve të rreme”, theksoi organizata me seli në New York.

CPJ ka identifikuar të paktën 48 gazetarë të burgosur në Kinë, një më shumë se në vitin 2018.

Si vende tjera, ku ushtrimi i këtij profesioni është i rrezikshëm janë: Turqia, Arabia Saudite, Eritrea, Vietnami dhe Irani.

Në vendin e dytë pas Kinës është Turqia me 47 gazetarë të burgosur, që shënon ulje të numrit për dallim nga viti 2018, ku numëroheshin gjithsej 68 gazetarë të burgosur. Mirëpo, ky nuk vlerësohet si përmirësim i vërtetë i gjendjes, pasi Ankaraja arriti të mbyllte më shumë se 100 media duke ndjekur penalisht nën akuzat për “justifikim të terrorizmit”. Si pasojë, shumë gazetarë janë frikësuar dhe e kanë humbur vendin e punës.

“Dhjetëra gazetarë në Turqi janë në pritje të gjykimit, ndërsa të tjerët dënohen në mungesë dhe kërcënohen me arrest nëse kthehen në vendin e tyre”, theksoi Komiteti, transmeton rel.

Arabia Saudite dhe Egjipti kanë nga 26 gazetarë në burg.

Në Arabinë Saudite 18 gazetarë janë burgosur pa e ditur se për çfarë u akuzuan. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është gjithashtu i shqetësuar për rastet e “rrahjeve dhe kequshqyerjes së të burgosurve politikë, përfshirë katër gazetarë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?