Me në krye Ibrahim Rugovën: VV-ja flirton me LDK-në në urimin për ditën e themelimit

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës në 30-vjetorin e themelimit. Në urimin e LVV-së përmendet edhe emri i themeluesit të LDK-së, ish presidenti Ibrahim Rugova. Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot […]
Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës në 30-vjetorin e themelimit.
Në urimin e LVV-së përmendet edhe emri i themeluesit të LDK-së, ish presidenti Ibrahim Rugova.
Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit!”, thuhet në urimin e LVV-së./Periskopi/












