Mbyllja e Monego, kompania paralajmëron ankesë në gjykatë

Mbyllja e Monego, kompania paralajmëron ankesë në gjykatë

Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur kohë më parë nga Banka Qendrore e Kosovës, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit. Investitorët e Monego sot në konferencë për shtyp paralajmëruan se javën tjetër do të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të […]

Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur kohë më parë nga Banka Qendrore e Kosovës, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit.

Investitorët e Monego sot në konferencë për shtyp paralajmëruan se javën tjetër do të paraqesin një kërkesë në gjykatë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për mbylljen e kompanisë.

Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Moneg, tha se ata kanë plane afatgjata operacionale në Kosovë dhe se janë të gatshëm të gjejnë një dialog me autoritetet mbikëqyrëse për të rifituar licencën.

“Operacionet tona gjithmonë kanë qenë të bazuara në transparencë, në parimet më të larta të qeverisjes korporative dhe përgjegjësi ndaj vendit në të cilin veprojmë. Ne gjithmonë i kemi respektuar të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë sepse duam të punojmë këtu në plan afatgjatë. Prandaj vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ishte një befasi për ne,” tha Aldis Umblejs, përfaqësues i aksionarëve të Monego.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte të drejtonin biznesin e tyre derisa gjykata të vendosë nëse vendimi ishte legjitim.

Kjo gjithashtu do të largonte çdo shqetësim në lidhje me aftësinë e likuiduesit të caktuar për të siguruar ri-kthimin e investimeve të aksionarëve Monego.

“Ne ndjejmë përgjegjësi ndaj punonjësve dhe klientëve tanë që të gjejmë mënyrën e rikthimit të licencës së Monego-s. Vendimi i likuiduesit Visar Zeneli për pezullimin e degëve krijon pasiguri të vendeve të punës për 250 punonjës të kompanisë në Kosovë. Andaj, ne i kërkojmë likuiduesit Zeneli, të ketë transparencë të plotë në aktivitetet e tij, ndërsa nga Banka Qendrore kërkojmë që të konfirmojë që të gjitha fondet Monego do të ri-kthehen, duke filluar me gjërat bazike-hapjen e degëve në mënyrë që njerëzit të mund të paguajnë kreditë e tyre,” deklaroi Aldis Umblejs.

Ndërsa avokati Arianit Koci tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së Monego është i paqëndrueshëm.

“Unë mendoj se zgjidhja më e mirë për të adresuar situatën aktuale do të ishte vendosja e një mase të përkohshme që do t’i lejonte investitorit të Monego të drejtojë biznesin e tij, derisa gjykata të vendosë nëse vendimi i Bankës Qendrore ishte i ligjshëm. Ne besojmë se një vendim i tillë gjithashtu do të largonte çdo shqetësim në lidhje me aftësinë e likuiduesit të caktuar për të siguruar rikuperimin e investimeve të Monego “, tha Arianit Koci.

Banka Qendrore, në vendimin e saj për revokimin e licencës, thekson se aktivitetet e Monego nuk ishin në përputhje me planin e biznesit të kompanisë. Por, sipas avokatit Koci referimi në planin e biznesit si një dokument ligjërisht detyrues është një keqinterpretim i ligjit.

“Arsyet për revokimin e një licence janë të artikuluara qartë në Ligj. Arsyet e përdorura nga Banka Qendrore nuk janë asnjë prej tyre. Për këtë arsye, ne kemi shumë besim në argumentet tona ligjore. Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe ai duhet të respektohet. Nuk mund një kompani me kapital të huaj të mbyllet brenda nate. Ne duhet të dëshmojmë se Kosova është një shtet ku sundon ligji. Rasti Monego nuk është çështje vetëm ndërmjet kësaj kompanie dhe institucioneve të Kosovës, por është çështje e reputacionit të Kosovës në nivelin evropian. Nëse një kompani e huaj merret dhe mbyllet pa ndonjë bazë ligjore, ne mund të harrojmë anëtarësimin në BE dhe investimet e huaja”, shpjegon Koci.

‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga BQK, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit. BQK pati deklaruar se devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që kanë rezultuar më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan dhe si të tilla ato kanë paraqitur rrezik për stabilitetin bankar. Sipas BQK-së, të gjithë personat që kanë marrë kredi do t’i kthejnë ato si kredi likuidaore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?