Mbyllet ekspozita me fotografi të krimeve serbe, interesim i madh i ndërkombëtarëve

Mbyllet ekspozita me fotografi të krimeve serbe, interesim i madh i ndërkombëtarëve

Për pesë ditë radhazi në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës, kanë zënë vend mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e krimeve që janë bërë në Kosovë nga kriminelët serbë. Që nga e marta është bërë hapja e ekspozitës “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, nga doktor Enver Hoxha. Ky […]

Hoxha për KosovaPress, thotë se gjatë këtyre ditëve ka qenë interesimi madh i qytetarëve për të parë gjitha këto fotografi të cilat janë shkrepur aso kohe.

“Interesimi ka qenë shumë i madh, duhet veçuar që në kuadër të interesimit, ka qenë numër i madh i ndërkombëtarëve. Ka rastis që nga vendorët, disa i kanë parë familjarët e vet nëpër marshutë të gjitha lëvizjet, disa kanë parë edhe familjarë të masakruar”, thotë ai.

Në hyrje të Muzeut, paralajmërohet hyrja mbi moshën 18 vjeçare, për shkak të pamjeve të rënda të masakrës e cila është bërë gjatë periudhës mars-qershor në Shalë, Llap e Gollak.

Ndonëse Hoxha synimin me këtë ekspozitë e ka pasur të informoi të rinjtë për atë që ka ndodhur në Kosovë, ai thotë se ka pasur me mijëra të interesuar që kanë ardhur për të parë materialet e shfaqura.

“Prej të rinjëve ka pasur interesim, sidomos grupmoshat që kanë lindur pas lufte, edhe disa që kanë qenë tri-katër vjeçar gjatë kohës së luftës dhe ata e kanë pasur një përshtypje të veçantë sepse nuk kanë mundur të imagjinojnë se ka ndodhur një ngjarje e tillë ose histori e tillë edhe pse nuk është e vjetër, është e freskët”, thotë ai.

Doktor Enver Hoxha për KosovaPress, thotë se pret që të ketë edhe aktivitete të tjera, ku dokumentohet e faktohet krimi që u bë në Kosovë.

“Nuk mendoj as si institucione e as si individë kemi arritur, pasluftës ka qenë një frymë që duhet me harru të kaluarën edhe me vazhdu me rindërtimin edhe me harru jo armiqësinë, se ne nuk kemi pasur armiqësi me serbët, por mbrojtje nga gjenocidi i vazhdueshëm i cili ka qenë në vazhdimësi gjatë shekullit XX. Por një theks i veçantë ka qenë gjatë kohës së Rankoviqit dhe kasapit të Ballkanit, Millosheviqit”, tregon ai.

Enver Hoxha ka edhe shumë materiale të tjera, të cilat i ka ndarë në tri kaptina, si të spitalit ushtarak, të cilat pret që të njëjtat t’i ekspozojë një ditë.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe sot deri në orën 16:00.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?