Mbahet maratona “Bëhu Baba dimër, jepi buzëqeshje një familje”

Me moton “Bëhu Baba dimër, jepi buzëqeshje një familje”, sot do të mbahet edicioni i katërt i minimaratonës humanitare në Prishtinë. Në maratonë qytetarët do të vrapojnë me veshje të Baba dimrit, veshje të cilat janë blerë tek organizatorët e këtij aktiviteti dhe të hollat nga shitja janë të destinuara për familjet në nevojë. Ky […]

Në maratonë qytetarët do të vrapojnë me veshje të Baba dimrit, veshje të cilat janë blerë tek organizatorët e këtij aktiviteti dhe të hollat nga shitja janë të destinuara për familjet në nevojë.

Ky aktivitet i fundvitit po realizohet tash e 4 vjet me qëllim që t’iu dilet sadopak në ndihmë familjeve të varfra, e që në këtë vit do të përfitojnë rreth 700 sosh.

Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami tha për KosovaPress se janë shumë të kënaqur që iniciativa e tyre po gjen mbështetje nga qytetarët. Ai kujton se herën e parë, kur ishte mbajtur ky lloj aktiviteti, ishin ndihmuar 60 familje, derisa këtë vit ky numër do të jetë dukshëm më i madh, ku do të përfitojnë rreth 700 familje në nevojë.

Risi e maratonës këtë vit, sipas Islamit, është edhe pjesëmarrja e fëmijëve nga Handikos dhe Fshatit SOS, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që t’i bashkohen maratonës, në mënyrë që të ndihmojnë sa më shumë familje në nevojë.

Ndryshe, Kosova është njëra nga 60 shtetet e botës që organizon aktivitetin e vrapimit të Baba dimrit për bamirësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?