Matoshi: Albini nuk merret me PISA-n dhe analfabetët por me të drejtat e punëtorëve të leshit në Manchester

Matoshi: Albini nuk merret me PISA-n dhe analfabetët por me të drejtat e punëtorëve të leshit në Manchester

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Haradinajt, z.Halil Matoshi, ka bërë një shkrim qortues ndaj kryeministrit potencial të vendit, z.Albin Kurti. Kurti në një deklaratë të çuditshme në profilin e tij në Facebook kishte shënuar 71 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke thënë që “Njeriu ishte bërë 71 vjeç”. Në fakt, në […]

Kurti në një deklaratë të çuditshme në profilin e tij në Facebook kishte shënuar 71 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke thënë që “Njeriu ishte bërë 71 vjeç”.

Në fakt, në shumë Kushtetuta kombëtare edhe para 10 dhjetorit të vitit 1948 ekzistonin të drejtat e Njeriut, dhe postimi i z.Kurti dukej paksa i pavend.

Por, Matoshi ka sulmuar ashpër Kurtin, duke e nënkuptuar si “anti-amerikan” dhe duke e lidhur me “ideologjinë komuniste”.

“Si komb i vogël, me e mbrojtë lirinë, sovranitetin dhe territorin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me e ndërtu nji sistem adekuat të arsimit, âsht punë e jona.” – qorton z.Matoshi.

“Përderisa ky Perëndim e ka çliru Kosovën nga fashizmi serb, që ishte në thelb nji nacionalsocializëm, kujt i ka mbetë me u çu kundër imperializmit sot, që nuk ka një shpjegim adekuat etimologjik për kushtet e posthistorisë.” – shkruan më tej, Matoshi.

Më poshtë e keni statusin e plotë e të paredaktuar të z.Matoshi:

Albini nuk do të merret me PISA dhe analfabetët funksional në sistem, po me të drejtat e punëtorëve të “Fabrikës së leshit” në Manchester!?

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut âsht nji spektër të drejtash dhe lirishë mbi të cilat sot funksionojnë vetëm demokracitë Perëndimore.

Magna Carta e njerëzimit, nuk âsht shkru as orientu kundër imperializmit, porse kundër kushteve skllavnuese të disa njerëzve karshi do tjerë njerëzve.

Me u çu sot kundër imperializmit, pos që âsht identifikim me ideologjinë komuniste (vendçe: enveriste!?) që luftonte n’dy fronte ‘imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik’ në emën të Magna Carta-s, âsht poasht nji term i rrëshqitshëm, ose spakut âsht mendjelehtësi e s’âsht hiç punë për ne, sepse jetojmë në nji botë në lëvizje, në raporte ekonomike PostSmithiane.

Si komb i vogël, me e mbrojtë lirinë, sovranitetin dhe territorin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me e ndërtu nji sistem adekuat të arsimit, âsht punë e jona.

Përderisa ky Perëndim e ka çliru Kosovën nga fashizmi serb, që ishte në thelb nji nacionalsocializëm, kujt i ka mbetë me u çu kundër imperializmit sot, që nuk ka një shpjegim adekuat etimologjik për kushtet e posthistorisë. Apo Albini e përdor termin simas konceptot ideologjik me të cilin Kina, Kuba, Koreja e Verit, Venezuela dhe disa vende arabe e identifikojnë me ShBA-në. Po. nëse e narrim për bazë definimin në fjalorin e Merriam-Webster, Inc. Amerika sot âsht i vetmi shtet imperialist!

Dhe kryeministri potencial i vendit, Albin Kurti, ia paska mësy me e çrrënjosë!?

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?