Marrëveshja askund, Kurti thotë se Thaçi iu dha kohë LDK-së e VV-së më shumë sesa nevojitet

Marrëveshja askund, Kurti thotë se Thaçi iu dha kohë LDK-së e VV-së më shumë sesa nevojitet

Gjatë ditës së sotme nuk do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në anën tjetër, LDK vazhdon me kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje kërkon edhe […]

Në anën tjetër, LDK vazhdon me kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje kërkon edhe zotim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se takim nuk do zhvillohet sot, por që paralajmëroi takime të shpeshta deri në arritjen e marrëveshjes. Ai tha se ende nuk ka rezultate konkrete në drejtim të nënshkrimit të koalicionit qeverisës me LDK-në.

“Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë të dyja palët… Kur t’i kemi rezultatet konkrete, jap lajme të reja nuk ka rezultate konkrete”, u shpreh Kurti.

I pyetur se thirrja e seancës konstituive nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi a paraqet presion për arritjen e koalicionit, Kurti tha presidenti u ka ofruar edhe më shumë kohë sesa që nevojitet.

Sipas tij në takimin e mbrëmshëm me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, janë pajtuar që të vazhdojnë takimet e radhës për të arritur marrëveshjen finale për formimin e Qeverisë së re të vendit.

“Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë, sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori. Unë shpresoj që na ka dhënë më shumë kohë se që na nevojiten. Dhe ne po bëjmë maksimumin që kështu do të jetë, mirëpo po e theksoj që për sa i përket rezultateve konkrete do t’i keni ato… Jemi marr vesh që të vazhdojmë shpejt drejt marrëveshjes, sepse populli ka vendosur ashtu. Nuk është këtu çështja e pleqësimeve të ndërsjella sa është një domosdoshmërie që na e ka imponuar 6 tetori”, tha ai./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?