Maliqi: VV dhe LDK do ta flijojnë Ministrinë e Kulturës

Maliqi: VV dhe LDK do ta flijojnë Ministrinë e Kulturës

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se ka shenjë të normalitet në krijimin e qeverisë së re pavarësisht vonesave, të cilat sipas tij janë bërë edhe nga rinumërimi i votave pas zgjedhjeve dhe jo vetëm nga vonesa e tentimit për ta bërë koalicionin Vetëvendosja dhe LDK-ja. “Një faj për vonesa kanë qenë edhe këto ankesat për […]

“Një faj për vonesa kanë qenë edhe këto ankesat për rinumërim dhe ka pasë jashtëzakonisht shumë dhe na kanë bërë disi nervoz. Është normale që këto dy parti pa njëra-tjetrën nuk mund ta bëjnë qeverinë për shkak të vijave të kuqe, edhe pse teorikisht ka pasë alternativa, po megjithatë s’ka pasë tjetër ose e bëjnë këto dy subjekte ose shkohet në zgjedhje”.

“Edhe sikurse ka ndodhur më herët ka pasë edhe disa pazare dhe shtyrje se kush do të fitojë më shumë pushtet. E kemi pasë edhe herën e kaluar, subjekti që i ka pasë 8 për qind e ka marrë kryeministrinë. Ka pasë edhe subjekte të vogla me disa deputetë ku kanë kaluar nga një formacion në tjetrin”.

“Atëherë ka qenë më dramatike dhe ka zgjatur më shumë. Tash besoj se ka pasë shenja të nomralitetit edhe në vetë zgjedhjet edhe për herë të parë ka qenë sovrani që ia ka dhënë pushtetin opozitës. Ka qenë fitorja relativisht e pastër dhe ka mund të jetë edhe më e pastër mos të ishin ato vota që i ka pasë për me mbushë 5 për qindëshin koalicioni i Nismës me dy partitë tjera. Ata e kanë ditur prej ditës së parë që duhet të bjën koalicion si duket që i kanë kryer disa punë”.

Maliqi në Zona e Debatit për raportimin e Klan Kosovës se Ministria e Kulturës do t’i jepet minoriteteve atëherë ajo është flijuar pasi vëmendja e Vetëvendosjes dhe e LDK-së është te ministritë që kanë më shumë pushtet dhe para.

“Kultura gjithë kohën ka qenë e neglizhuar dhe s’ka qenë prioritet. Të gjithë ministrat kanë qenë të dobët apo të dorës së dytë. Edhe kur kanë qenë disa që kanë pasë ambicie s’kanë pasë mundësi veprimi me buxhetin që e kanë pasë. Tash pa dhimbje e kanë dorëzuar”.

“Nëse ata kanë vendosur që me shumë artificialitet të reduktojnë qeverinë vetëm me 12 ministri atëherë kultura ka qenë ajo që flijohet. Për këto ministritë tjera është interesi më i madh. Ka më shumë pare dhe më shumë pushtet. Dhe kjo ministri është dytësore”.

Sipas Maliqit reduktimi i ministrive në 12 nuk do të jetë edhe reduktim i shpenzimeve apo stafit.

“Por edhe ministritë që grumbullohen do ta kenë stafin e vet edhe aty i rehatojnë disa prej kuadrove të tyre që mund të jetë edhe një lloj reduktimi i shpenzimeve apo të krijohet kjo përshtypje”.

“Kjo me Ministrinë e Kulturës ka mbetur si njëlloj pazari i fundit ku nuk kanë dashur t’ia japin partisë tjetër ndonjë më të rëndësishme dhe e kanë flijuar Kulturën”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?