Maliqi për Periskopin: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, mund të mobilizohet PAN-i dhe t’i fitojë zgjedhjet

Maliqi për Periskopin: Nëse s’ka marrëveshje VV-LDK, mund të mobilizohet PAN-i dhe t’i fitojë zgjedhjet

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës,  ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Ajo çfarë është kumtuar deri tani në media nga të dy partitë është se posti i Presidentit të cilin po e kërkon LDK-ja është çështja për të cilën të dy partitë nuk po munden të merren vesh. Por […]

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës,  ende nuk kanë finalizuar marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Ajo çfarë është kumtuar deri tani në media nga të dy partitë është se posti i Presidentit të cilin po e kërkon LDK-ja është çështja për të cilën të dy partitë nuk po munden të merren vesh.

Por analisti kosovar Shkëlzen Maliqi, i ka thënë Periskopit se LVV e LDK kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre, të cilët votuan për ndryshim.

Sipas Maliqit është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila do të  bëjë kompromis në ngërçin e krijuar, për t’ia lënë kështu mundësinë LDK-së që të propozojë emrin e Presidentit, por në një moment tjetër, më vonë.

“Opsioni i parë është, ajo që është pritur edhe me herët, arritja e kompromisit rreth postit të Presidentit në moment të fundit. Mendoj se zgjidhja më e afërt është që LDK-së t’i pranohet e drejta me e propozua Presidentin, por më vonë kur afrohet koha për zgjedhjen e Presidentit të ri”, ka thënë Maliqi.

Ai  ka thënë se dështimi i arritjes së marrëveshjes për koalicion, do të rrezikonte që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Sipas tij, edhepse LVV  shprehet e sigurt se në rast të shkuarjes në zgjedhje do të dalë fituese, ata duhet ta marrin për bazë edhe mobilizimin e partive të ish-PAN-it.

“Edhepse ka disa zëra në LVV-së që janë të bindur se fitorja në zgjedhjet e përsëritura do të jetë edhe me bindëse. Po të arsyeshmit i kanë drojën mobilizimit të partive të PAN-it. Mendoj se në moment të fundit sot ose nesër do të arrihet pajtimi dhe s ‘do të jetë nevojë për eksperimente”, ka deklaruar Maliqi.

“Nëse e kanë harmonizu programin qeverisës nuk do të kenë problem me e zgjedh një President me përkrahje më të gjerë, edhe të opozitës, pas 14 a 16 muajsh”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se nesër është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.  Ndërkohë LVV dhe LDK nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Madje, kryetarët e të dy partive nuk kanë caktuar ndonjë takim,  në vazhdën e takimeve për finalizim të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Dje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se  po pret që Albin Kurti t’a thërrasë në takim dhe se ai është i gatshëm për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?