Mahnitëse: Befasia që iu bë fëmijëve të prekur nga një sëmundje malinje në QKUK

Në repartin e Hemato-Onkologjisë pranë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është organizuar një befasi e këndshme për fëmijët të cilët janë të shtrirë në këtë repart e që ankojnë kryesisht nga sëmundjet malinje. Disa vullnetarë të Klubit Alpin Prishtina janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur […]
Në repartin e Hemato-Onkologjisë pranë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është organizuar një befasi e këndshme për fëmijët të cilët janë të shtrirë në këtë repart e që ankojnë kryesisht nga sëmundjet malinje.
Disa vullnetarë të Klubit Alpin Prishtina janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur me veshje t e karaktereve që më së shumti i pëlqejnë fëmijët si babadimër, spiderman, e supremen.
Këto personazhe u kanë ndarë dhurata fëmijëve të shtrirë atë klinikë.













