LVV dhe LDK gati për t’u takuar në Kuvend

Kanë filluar të mblidhen krerët e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të diskutuar për mundësinë e koalicionit. Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin. Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së. Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje […]
Kanë filluar të mblidhen krerët e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të diskutuar për mundësinë e koalicionit.
Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.
Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.
Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Besnik Bislimi.
Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive.












